Komponenti 3

Përforcimi i kapacitetit administrativ qendror dhe lokal për implementimin e Direktivës së re për Emetime Industriale 2010/75/EU

  • Do të analizohet kapaciteti qendror dhe lokal për transponim dhe zbatim praktik të direktivës së re IED 2010/75/EU dhe do të propozohen plane dhe rekomandime për përforcimin e tij
  • Zbatimi i Direktivës për Emetime Industriale do të mbështetet përmes llojeve të ndryshme të trajnimeve, punëtorive dhe seminareve.
  • Do të analizohen dhe vlerësohen leje të zgjedhura (A dhe B) dhe do të përgatiten leje pilot në përputhje me DEI (BAT) në sektorë të caktuar.
  • Do të përgatiten manualë dhe udhëzime për zbatim praktik të DEI.
  • Do të organizohen Vizita Studimore në Austri dhe Spanjë për të shkëmbyer përvoja, për të vizituar instalime në këto Shtetet Anëtare dhe për të diskutuar zbatimin e DEI