Prapavija e Projektit

Instalimet me të mëdha industriale janë përgjegjëse për një pjesë të madhe të emetimeve të përgjithshme të ndotësve kyç atmosferik, dhe kanë ndikime të tjera, siç janë emetimet në ujë dhe tokë, gjenerimi i mbeturinave dhe përdorimi i energjisë. Direktiva për Emetime Industriale 2010/75/EU (IED) vendos principet kryesore për dhënien e lejeve dhe kontrollit të instalimeve duke u bazuar në qasje të integruar dhe tek teknikat më të mira në dispozicion (BAT). Direktiva zëvendëson shtatë Direktiva ekzistuese që kanë të bëjnë me instalime industriale dhe parasheh kërkesa të detyrueshme për punën e instalimeve industriale që janë më të rrepta nga kërkesat që vlenin më parë në legjislacionin e BE-së.

Përmes këtij projekti të ri, Shteti Përfitues dëshmon qartë gadishmërinë e tij për të implementuar legalisht standardet ekologjike evropiane për instalimet industriale.