BREF dhe BAT

BREF ështe Dokument Referent BAT miratuar nga Komisioni Evropian. Dokumentet BREF bazohen në shkëmbimin e informatave përmes grupeve teknike punuese që përbëhen nga ekspertë të fushës së industrisë, autoritete të Vendeve Anëtare, institute hulumtuese dhe OJQ. Ky këmbim informatash koordinohet nga Zyra e Komisionit Evropian për IPPC në Sevilje.

 

Teknikat më të mira në dispozicion (BAT) të definuara në Direktivën për Emetime Industriale janë thelbësisht teknikat më efikase për arritjen e një niveli të lartë të mbrojtjes së mjedisit, duke pasur parasysh kostot dhe përfitimet.

 

Duhet cekur fakti që BAT nuk i referohet vetëm teknologjisë që përdoret në ndonjë fabrikë, por iu referohen edhe mënyrës se si fabrika është projektuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur.


Për më shumë informata:
http://eippcb.jrc.ec.europa.eu/index.html