Direktiva per Emetime Industriale

Origjina e Direktivës për Emetime Industriale 

Direktiva për Emetime Industriale, që daton nga data 24 nëntor e vitit 2010, reformulon 7 Direktiva të mëparshme lidhur me emetimet industriale duke i vendosur ato në një instrument të vetëm legjislativ i cili është i qartë dhe koherent.

 

DEI reformulon Direktivat e mëposhtme:

  • Direktivën IPPC (2008/1/EC nga 15 janari 2008) në lidhje me parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes.
  • Direktivën LCP (2001/80/EC) rreth kufizimit të emetimeve nga ndotës të caktuar të ajrit nga fabrikat e mëdha për djegie.
  • Direktivën 200/76/EC për djegien e mbeturinave.
  • Direktivën 1999/13/EC rreth kufizimit të komponimeve organike të paqëndrueshme për shkak të përdorimit të tretësve organikë në aktivitete dhe fabrika të caktuara). 
  • Tri direktiva të ndryshme lidhur me prodhimin e dioksid titaniumit: (I) Direktiva e Këshillit 78/176/EEC; (II) Direktiva e Këshillit  82/883/EEC; dhe (III) Direktiva e Këshillit 92/112/EEC.

 

Pse u vendos për reformulim?

Për tu pajisur me  leje për punë, fabrikat për të cilat vlejnë rregullat e IPPC duhet të zbatojnë teknikat më të mira në dizpozicion (BAT) për të siguruar punë të rregullt dhe perforamncë të mirë ekologjike. Një nga arsyet kryesore për reformulimin e Direktivës për IPPC ishte pikërisht implementimi joadekuat dhe jokoherent i BAT nëpër tërë Bashkimin Evropian.

 

Gjithashtu, fakti që dispozitat relevante ishin të shpërndara nëpër shtatë instrumente të ndryshme ligjore shkaktonte obligim të panevojshëm administrativ për të gjitha kompanitë, e sidomos për ato kompani me shtrirje në disa Shtete Anëtare. Meqë regjimi i BAT mund të konsiderohet si efektiv vetëm nëse rregullat që lidhen me BAT adaptohen në mënyrë konstante për të ndjekur zhvillimet teknologjike, rregullat duhet të përshtaten për të pasur adaptim më të suksesshëm. DEI është rezultat i kësaj përshtatjeje të rregullave.   


Për më shumë informata:
http://ec.europa.eu/environment/industry/stationary/ied/legislation.htm