Punetoria 2310_2610 - Punetoria e pare per leje pilot DEI

© ied

Punëtoria e parë nga seria e punëtorive për leje DEI pilot në kuadër të projektit të binjakëzimit  ‘’Përforcimi i kapacitetit administrativ qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për emetime industriale’’  u mbajt më 6 dhe 7 shtator në ndërtesën e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planfikimit hapësinor në Shkup.

 

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte përforcimi i kapaciteteve administrative qendrore dhe lokale për implementimin e Direktivës së re për emetime industriale përmes përgatitjes së personave që lëshojnë leje për lëshimin e lejeve A të integruara sipas rregullave të DEI si projekte pilot për aktivitete të caktuara nga Aneks 1.

 

Kjo punëtori u fokusua tek kultivimi intenziv i shpendëve dhe derrave (Aktiviteti 6.6a) dhe prodhimi i produkteve për mbrojtje të bimëve dhe prodhimi I biocideve (Aktiviteti 4.4). Përveç kësaj, kishte edhe informata teorike si dhe shqyrtim të përgjithshëm të dokumenteve relevante lidhur me këto aktivitete nga Aneks 1, të mbështetura nga studime të rastit.

 

Punëtoria u udhëhoq nga ekspertë austriakë dhe spanjollë, të cilët  diskutuan me ekspertët vendas rreth problemeve që ata hasin gjatë lëshimit të lejes për aktivitetet në fjalë.

 

Agjenda e punetorise [PDF, 342KB]

 

Prezantim i Programit per Trajnim [PDF, 588KB]

 

Prezantim - BREF- Trajtimi i ujerave te zeza [PDF, 419KB]

(Helmut Frischenschlager - Austri)

 

Leje nga industria kimike [PDF, 2.0MB]

(Maria Valero Gil- Spanje)

 

Prezantim- Hromos Pesticidi [PDF, 151KB]

(Maria Valero Gil -Spanje)

 

Prezantim - Hromos Pesticidi  [PDF, 1.2MB]

(Prezantim nga operatori)

 

Prezantim - Ferma Edinstvo Celopek, pjesa I [PDF, 1.4MB]

Prezantim - Ferma Edinstvo Celopek, pjesa 2 [PDF, 1.4MB]

Prezantim - Ferma Edinstco Celopek, pjesa  [PDF, 1.4MB]

(Prezantim nga operatori)