Punetoria 2810_2820- Punetoria I dhe II per hartim te Lejeve Pilot te tipit B (per shkritoret)

Ohër dhe Shkup, 07-10.03.2017: Punëtoria e dytë nga seria e Punëtorive për hartim te Lejeve Pilot B në kuadër të Projektit të Binjakëzimit ''Forcimi i kapacitetit administrativ në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale'' u mbajt nga data 7 deri më 10 mars në Ohër dhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup.

 

Në pjesën e parë të punëtorisë projekti prezantoi propozim ndryshimet për kapitullin e Lejeve B që propozohen të jenë pjesë e Ligjit të ri për Kontroll të Emetimeve Industriale. Pjesëmarrësve iu dha mundësia të shprehin mendimin e tyre rreth këtyre çështjeve duke reflektuar përvojën e tyre me situatën e tanishme.

 

Në vijim, ekspertja nga Austria, Eva Maria Ninaus nga Qeveria Rajone e Stirias prezantoi teknikat më bashkëkohore evropiane në sektorin e shkritoreve. Pas këtij prezantimi vijoi diskutimi me pjesëmarrësit. Dita në vijim iu dedikua vizitës në terren në shkritoren Learnica.

 

U vizituan linja të ndryshme të prodhimit, Ekspertja nga Austria kishte mundësinë të parashtrojë pyetje për të kuptuar më mirë punën e instalacionit. Këto të dhëna u përdorën më tej gjatë hartimit të lejes pilot në Ohër dhe Shkup.

 

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte forcimi i kapaciteteve administrative në nivel lokal për implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale përmes hartimit të një lejeje të integruar, si projekt pilot në sektorin e Shkritoreve.

 

Agjenda 1 [PDF, 330KB]

 

Agjenda 2 [PDF, 336KB]


Prezantimi [PDF, 285KB]

 

Foto [PDF, 291KB]

 

Leje Pilot [PDF, 1.4MB]