Punetoria 2510- Punetoria e pare per Leje Pilot DEI (Trajtim dhe largim i mbeturinave (kategorite 5.1, 5.2, 5.3)) dhe vizite e Deponise Drislla

© Drisla

Shkup, 27.02 - 03.03, 2017

Seria e punëtorive për përgatitje të Lejeve Pilot DEI në kuadër të Projektit të Binjakëzimit ,,Forcimi i kapacitetit administrativ në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale (DEI)’’ ka vazhduar nga 27 shkurti deri në 3 mars në Shkup.

 

Punëtoria kishte si qëllim kryesor forcimin e kapaciteteve administrative në nivel qendror për implementim të DEI duke përgatitur personat që merren me lëshimin e lejeve në nivel qendror për të hartuar Leje të Integrurara të tipit A për Kategoritë 5.1, 5.2, 5.3 (trajtimi dhe largimi i mbeturinave).

 

Gjatë kësaj Punëtorie, përfaqësues të Njësisë së PIKN pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, bashkë me eksperten nga Spanja vizituan Deponinë Drislla, që bën trajtim dhe largim të mbeturinave të rrezikshme dhe të parrezikshme (kategoritë 5.1,5.2,5.3). Hartimi i lejeve pilot për instalacionin në fjalë sipas propozim ligjit të ri të Maqedonisë që bën transponim të DEI filloi pas vizitës në terren.

  

Agjenda e punetorise [PDF, 191KB] 

 

Leje Pilot - Deponia Drisla [PDF, 804KB]

 

Udhezues per vizita ne terren per aktivitetet ekzistuese [PDF, 724KB]

 

Udhezues per vizita ne terren per aktivitetet ekzistuese dhe aktivitetet e ardhshme [PDF, 782KB]

 

Prezantim- Menaxhimi i mbeturinave [PDF, 573KB] 

(Isabel Lecuga - Spanje)