Punetoria 2410- Punetoria e pare per Leje DEI Pilot per instalime qe bejne shkrirje te mineraleve (Kategoria 3.4) dhe vizita e fabrikes ,,Mikeli''

© ied

Tetovë dhe Shkup, 15-16.02.2017

Punëtoritë për përgatitje të Lejeve DEI Pilot në kuadër të Projektit të Binjakëzimit ,,Përforcimi i kapacitetit administrativ në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale (DEI)’’ vazhduan realizimin edhe më datat 15 dhe 16 shkurt në Tetovë dhe Shkup.

 

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte forcimi i kapaciteteve administrative në nivel qendror për implementim të DEI duke përgatitur personat që bëjnë lëshimin e lejeve në nivel qendror për të tëhartuar Leje të Integruara – A në përputhje me DEI.

 

Gjatë kësaj punëtorie u zhvillua vizitë në terren së bashku me ekspertin e lëshimit të lejeve që vjen nga Spanja dhe përfaqësuesit nga Njësia e PIKN pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Fabrika që u vizitua ishte “Mikeli Ltd” (Industria e tullave dhe industria qeramike), që bën pjesë në Kategorinë 3.4 nga Shtojca I e DEI (Shkrirja e substancave minerale). Hartimi i lejes pilot për këtë instalim të tipit A sipas propozim ligjit të ri të Maqedonisë që transponon DEI, filloi pas vizitës në terren. 


Agjenda e punetorise [PDF, 332KB] 

 

Prezantim per TMD per keto lloj prodhimi [PDF, 1.2MB] 

 

Liste kontrolluese per vizita ne terren (per industrine e qeramikes) [PDF, 291KB]

 

Leje Pilot - Mikeli [PDF, 644KB]