Punetoria 1200 - Komunikim dhe bashkeveprim

© ied

Punëtoria e dytë në kuadër të projektit Përforcimi i kapaciteteve administrative në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për emetime indrustriale 2010/75/EU u zhvillua në 27 dhe 28 korrik në objektin e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në Shkup.

 

Qëllimet kryesore të kësaj punëtorie ishin përmirësimi i komunikimit dhe këmbimit të informatave mes Departamentit të PIKN në Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, departamenteve të tjera në këtë ministri që janë relevante në procesin e lëshimit të lejeve, si dhe definimi i bashkëpunimit mes Departamentit të PIKN dhe palëve te treta, relevante në procesin e lëshimit të lejeve.

 

Në këtë Punëtori moren pjesë ekspertë austriakë për të udhëhequr trajnimin për komunikim dhe bashkëveprim, si dhe për të diskutuar me ekspertët e Vendit përfitues nga Departamenti i PIKN i Drejtorisë së mjedisit jetësor në MMJPH, Udhëheqësit e sektorëve nga MMJPH dhe ekspertë nga sektorë të tjerë të MMJPH. 

 

Agjenda e punetorise [PDF, 306KB]

 

Raport per punetorine 1200 [PDF, 540KB]