Punetoria 2620 - Punetoria e dyte per pergatitje te lejeve pilot (Sektori 4.4. Shtojca I nga DEI)

© ied

Punëtoria e dytë nga seria e punëtorive për përgatitje të lejeve pilot DEI në kuadër të Projektit të Binjakëzimit ‘’Përforcimi i kapacitetit administrativ në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale’’ u zhvillua nga data 12 deri më 15 dhjetor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup.

 

Qëllimi kryesor i kësaj punëtore ishte përforcimi i kapacitetit qendror administrativ për implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale përmes përgatitjes së një lejeje pilot të integruar si projekt pilot për Aktivitetin 4.4. nga Shtojca I e DEI-së.

 

Gjatë kësaj punëtorie u bë përgatitja e lejes për instalacionin ‘’Hromos Pesticidi’’ në Shkup, instalacion për prodhim të produkteve për mbrojtje të bimëve dhe biocideve.

 

Agjenda e punetorise [PDF, 331KB]

HROMOS - Leje (A) Pilot e Integruar Ekologjike [PDF, 310KB] 

Kimikate organike - Leje (A) Pilot e Integruar Ekologjike [PDF, 330KB]

Udhezues per vizita ne terren per instalime te industrise kimike [PDF, 160KB]