Punetoria 2710_2720- Punetoria e pare dhe e dyte per Leje Pilot - B (Prodhimi i prodhimeve te qumeshtit)

© ied

Manastir dhe Shkup, 20.-23.12.2016: Punëtoria e parë nga seria e punëtorive për përgatitje të Lejeve Pilot B në kuadër të Projektit të Binjakëzimit ‘Përforcim i kapaciteteve administrative në nivel qendror dhe lokal për transponim dhe implementim të Direktivës së re për Emetime Industriale’ u mbajt në datat 20 dhe 21 dhjetor në Komunën e Manastirit dhe 22 dhe 23 dhjetor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup.

 

Në pjesën e parë të punëtorisë u bë prezantimi i amandamenteve në kapitullin e Lejeve B që do të futet në ligjin e ri për kontroll nga emetimet industriale. Pjesëmarrësit dhanë mendimin e tyre rreth kësaj çështjeje duke iu referuar përvojës së tyre të deritanishme praktike.

 

Ditën e dytë u vizitua fabrika ‘BiMilk’. U vizituan linja të ndryshme të prodhimit dhe u diskutuan mundësitë për ndërtim të impiantit për trajtim të ujërave të zeza në këtë fabrikë. Ekspertes  nga Austria iu dha mundësia të parashtrojë pyetje të ndryshme për të fituar fotografi të qartë për këtë instalim. Këto informata u përdorën për përgatitje të versionit draft të lejes pilot në Manastir, si dhe gjatë dy ditëve të ardhshme në Shkup.

 

Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie është përforcimi i kapaciteteve administrative në nivel lokal për implementim të Direktivës së re për emetime industriale përmes përgatitjes të një lejeje të integruar si projekt pilot në sektorin e prodhimit të prodhimeve të qumështit.

 

Agjenda e Punetorise 2710 [PDF, 327KB]

Agjenda e Punetorise 2720 [PDF, 335KB]

 

Leje B per harmonizim me Planin Operativ_BiMilk [PDF, 386KB]

 

Prezantim - Veshtrim i pergjithshem dhe prezantim i Punetorise [PDF, 345KB]

(Besa Tateshi, Klemens Konrad, KRB)

 

Prezantim- Kerkesat kryesore per instalacionet qe merren me prodhimin e produkteve te qumeshtit [PDF, 559KB]

(Maria Buhner- Austri)

 

Prezantim - BiMilk- Manastir [PDF, 1.9MB]

(Radmila Cobanova Vasilevska, Menaxhere e Instalacionit te Djathit dhe Sistemit te Standardeve te Kulatitetit)

 

Foto nga Punetoria [PDF, 519KB]