Punetoria 3200 - Trajnim mbi DEI dhe prezantim i rezultateve te projektit

© ied

Shkup, 20.04.2017

Punëtoria 3200 – Trajnim mbi DEI dhe prezantim i rezultateve të projektit u mbajt më datë 20 prill në Odën Ekonomike në Shkup.

Kjo punëtori kishte për qëllim kryesor promovimin e qasjes së DEI dhe dokumenteve teknike që lidhen me të, siç janë Teknikat më të Mira në Dispozicion, Përfundimet TMD, Dokumentet Referente (BREF), si dhe prezantimin dhe dikustimin mbi versionin draft të Propozim Ligjit për Kontroll të Emetimeve Industriale dhe akteve nënligjore.

 

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga industria, kompanitë konsulente, sektori civil dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Pjesëmarrësve iu dha mundësia të këmbejnë përvoja dhe shembuj me ekspertin nga Vendi Anëtar- Bullgaria.

 

Diskutimi u fokusua tek qasja dhe principet e DEI, dallimet mes DEI dhe PIKN, aplikimi i konceptit të TMD në procedurën e lëshimit të lejeve, ndikimi që transponimi i DEI do të ketë në Maqedoni, koncepti i Raportit Bazë dhe përfundimit të punimeve të një instalacioni si dhe tek rezultatet e projektit.

 

Agjenda [PDF, 298KB] 

 

Prezantime:

Veshtrim i pergjithshem i rezultateve te projektit [PDF, 409KB]
Klemens Konrad (KRB)

Mbrojtja e tokes dhe ujerave nentokesore - Direktiva DEI [PDF, 248KB]
Bojko Malinov (Ekspert nga VA)

Risi ne proceduren e leshimit te lejeve te integruara [PDF, 406KB] 
Bojko Malinov (Ekspert nga VA)